Haradinaj në mbështetje të fuqishme për personat me aftësi të kufizuara

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka pritur pjesëtarët e “Hendikosit”.

Haradinaj është zotuar se do të ketë punësim dhe drejtësi për personat me aftësi të kufizuara.

“sot kam shpalosur zotimet tona për gjithpërfshirje, punësim dhe drejtësi shoqërore për të gjithë personat me aftësi të kufizuara në vend”, ka shkruar ndër tjerash Haradinaj në Facebook

Ai më tutje tha se me vullnetin dhe punën e të gjithëve do të sigurohet që çdo fëmijë dhe i rritur me aftësi të kufizuar të gëzojë të drejta të barabarta duke krijuar një mjedis të përshtatshëm për të gjithë, duke ofruar mbështetje të fuqishme për personat me aftësi të kufizuara. /Ballkani.info/

Postimi plotë:

loading…