Nasim Haradinaj ka pasur fjalë të ashpra ndaj sjelljeve të Gjykatës Speciale në paraqitjen e tij të parë si i akuzuar në Hagë.
Duke thënë se nuk e njeh Gjykatën Speciale, Haradinaj i ka thënë gjykatësit se po dënohet për shprehjen e mendimit të lirë. Ai ka theksuar se ai dhe familja e tij për këtë ishin dënuar nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit, raporton Ballkani.info.
“E keni thy kushtetutën e vendit tim, të drejtën e mendimit të lirë. Nëse për kjo është e dënueshme, atëherë le të dënohem midis Evropës për mendimin e lirë. Unë për mendimet e lira jam i dënuar në moshën 54-vjeçare nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit, baba, fëmija, familja komplet. Nuk i kemi rënë pishman dhe nuk i biem prapë. Kemi luftu për të drejtën minimale njerëzore, shprehjen e mendimit të lirë”, ka thënë Haradinaj.
Avokati që po e mbrojti Haradinajn gjatë kësaj seance gjyqësore tha se kjo gjykatë nuk ka juridiksion ndaj akuzave për të cilat po akuzohet Haradinaj. Sipas tij, ky është një tribunal për krime lufte dhe jo për çfarë akuzohet Haradinaj./Ballkani.info/







