Haradinaj në Gjakovë: Nuk po votojmë për parti, po votojmë për 100% shtet

Kryeministri në largim , Ramush Haradinaj ishte sot për vizitë në Gjakovë, aty kanë filluar punimet në rrugën “Bujar Roka”, një projekt ky shumë i rëndësishëm për qytetarët e Gjakovës.

Haradinaj ka thënë se projekte të mëdha janë bërë në Gjakovë në këtë mandat, e do të bëhen edhe në mandatin e ardhshëm.

Ai u ka thënë qytetarëve të Gjakovës që të mos votojnë më për parti, por për konceptin 100% Gjakovë, 100% Kosovë dhe 100% shtet.

“Keni mundësi me i tregu qytetarit të Gjakovës të cilësdo parti. Me i thënë s’po votojmë parti më, po votojmë 100% Gjakovë, 100% Kosovë, 100% shtet”, ka thënë Haradinaj.
“Nuk është marre me tregu të vërtetën. Më në fund po vendoset e drejta për Gjakovën, një e drejtë që ju ka mungu, jo veç në infrastrukturë, por kemi plot punë tjera që na presin”, ka shtuar ai.

loading…