Haradinaj në Gjakovë: Kjo komunë është shndërruar në lider për realizimin e projekteve madhore

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka vizituar sot komunën e Gjakovës, ku është shënuar 20-vjetori i themelimit të degës së Aleancës. Po ashtu, Haradinaj ka vizituar edhe Komunën e Gjakovës, ku është pritur nga Kryetari Gjini.

Haradinaj, ka thënë se sot ishte dëshmitar i qeverisjes së suksesshme të Aleancës. Ai ka thënë se qeverisja e Gjinit po ngritë cilësinë e jetës së qytetarëve gjakovarë.

“Gjakova është shndërruar në lider për realizimin e projekteve madhore. Sot isha dëshmitar i qeverisjes së suksesshme të Aleancës në këtë qytet, e cila përmes investimeve në infrastrukturë, po ngritë cilësinee jetës së qytetarëve”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj ka vizituar edhe vendpunimin ku po ndërtohet stadiumi i ri i futbollit, përgjatë lumit Krena.

“Kënaqësi të shoh nga afër fillimin e punimeve në stadiumin e futbollit, ndër më të mëdhenjtë në Kosovë, parkun e qytetit dhe shëtitoren përgjatë lumit Krena. Krenar që gjatë qeverisjes sonë kemi arritur ta kthejmë në hartë të infrastrukturës së avancuar Gjakovën”, ka shkruar ai.

Po ashtu, Haradinaj ka vizituar edhe fabrikën “Comodita”. Ai ka lavdëruar drejtuesit e kësaj fabrike, duke thënë se është shembull i punës së madhe dhe menaxhimit efektiv të teknologjisë së lartë.

“Gjatë ditës vizitova edhe fabrikën “Comodita”, e cila është shembull i punës së madhe, menaxhimit efektiv dhe teknologjisë së lartë, si dëshmi se prodhuesit kosovarë, me përkushtim arrijnë të bëhen konkurrentë edhe në tregjet europiane e botërore”, ka shkruar ai në fund.  
ReplyReply AllForwardEdit as new