Epopeja e Dukagjinit

Haradinaj në Epopenë e Dukagjinit: Kam dashur të vdes për kombin, por vdiqën të tjerë në vendin tim

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë manifestimit të 26-vjetorit të Epopesë së Dukagjinit në Gllogjan, Haradinaj ka thënë se e vërteta e kësaj dite është se sot në këtë vend kanë mbetur shqiptarët dhe janë larguar forcat serbe.

“E vërteta e kësaj dite është se sot në këtë truall ku jemi kanë mbetur shqiptarët dhe kanë ikur forcat e Millosheviqit”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se 24 marsi i ka rilindur edhe një herë shqiptarët e Kosovës.

“Nuk jam nga ata që servilosem për interesa të vogla, por jam prej atyre që e dua kombin tim, për të cilin kam dashur të vdes, por kanë vdekur të tjerë në vendin tim, vëllezër e shumë tjerë. Edhe në këtë ditë, ashtu siç them rroftë kombi shqiptar, them edhe rroftë Amerika, sepse kufiri ynë me Serbinë është edhe kufi me Rusinë”, ka shtuar Haradinaj.