Haradinaj merr mbështetje nga një gastronom i suksesshëm i kryeqytetit

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, ka marrë përkrahje sot edhe nga një prej gastronomëve më të suksesshëm të kryeqytetit.

“Me njërin nga djemtë më të mirë e të edukuar të Kryeqytetit, njëkohësisht edhe gastronom i mirënjohur, Mursel Hyseni “Bushi”.Është kënaqësi kur sheh djem të tillë të suksesshëm, punëtorë dhe të ndershëm. Mbështetja e marrur nga gastronomët e Prishtinës, për mua është nder i dyfishtë” shkruan Haradinaj në facebook.

Postimi i plotë:

Me njërin nga djemtë më të mirë e të edukuar të Kryeqytetit, njëkohësisht edhe gastronom i mirënjohur, Mursel Hyseni “Bushi”.

Është kënaqësi kur sheh djem të tillë të suksesshëm, punëtorë dhe të ndershëm.

Mbështetja e marrur nga gastronomët e Prishtinës, për mua është nder i dyfishtë.

Falemnderit Bush!