Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), gjatë ditës së premte ka zhvilluar një tryezë me temën “Familja-roli, sfidat dhe mbrojtja”.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka treguar edhe rolin e kësaj tryeze.

“Gjatë fjalës sime theksova që Aleanca është parti atdhetare e vlerave të lirisë dhe demokracisë, që e mbështet besimin dhe orientimin e saj në vlera të larta, të shenjta dhe të paprekshme: Zotin, Atdheun, Shtetin, Familjen dhe Pronën. “Këto vlera janë ngushtë të lidhura mes vete, më së miri e thënë nga rilindasi i madh Sami Frashëri: “Dashuria për Atdheun, lind nga dashuria për familjen”.”, ka shkruari ai.

Haradinaj ka thënë se mbrojtja e familjes rritë besimin në Zot dhe dashurinë për Atdheun

Familja është lumturi. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, është e përkushtuar që fuqishëm ta ruaj këtë lumturi dhe të kundërshtojë çdo tendencë për zhvlerësimin e saj. Mbrojtja e familjes rritë besimin në Zot dhe dashurinë për Atdheun, forcon Shtetin, ruan pronën; rrjedhimisht mbron lirinë e fituar me çmim shumë të lartë”, ka përfunduar Haradinaj.

Postimi i plotë:

LEXO EDHE: