Gjatë seancës plenare që është duke u mbajtur në Kuvendin e Kosovës, Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur rreth çështjeve të fundit që kanë ndodhur në vendosjen e taksës, përcjell Ballkani.info.
Kryeministri Haradinaj, ka bërë thirrje afaristëve vendor, duke thënë se nuk duhet të rrisin çmimet e t’a shfrytëzojnë situatën, pasi që taksa nuk është vënë vetëm për produktet vendore, por është vendosur prej zorit.
“Ju lus, i bëj thirrje afaristëve, bizneseve dhe prodhuesve vendor, mos rrisni çmimet e produkteve vendore, se nuk shkon ashtu. I nxjerrni probleme vetes por edhe neve. Kjo masë e 100% ka ardhë nga zori, e do të qëndrojë kështu deri në njohjen e Kosovës nga Serbia” ka thënë Haradinaj.
Kujtojmë se ditën e djeshme, pas vendosjes së taksës në 100% për produktet e importuara nga Serbia e Bosnja, qytetarët kishin shprehur shqetësime nëse do të rriten çmimet e produkteve vendore. /Ballkani.info/







