Haradinaj: LDK e PDK s’kanë kauza e as votë, befasi në zgjedhje do të jenë AAK dhe VV

Shefi i deputetëve të AAK-së, Daut Haradinaj ka thënë se partia e tij është në avantazh në zgjedhjet e ardhshme karshi LDK-së dhe PDK-së.

Sipas tij, këto dy parti e kanë problem që të krijojnë kauza dhe të dalin të kërkojnë votë te qytetarët.

Ai këtë e ka lidhur edhe me mungesën e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, gjë që sipas tij, do ndikoj të votuesit e PDK-së në radhë të parë.

“Prandaj, befasi në këto zgjedhje do të jenë AAK-ja dhe Vetëvendosje”, ka thënë Haradinaj në RTK.

Ai tutje ka thënë se duke qenë në Hagë, Thaçi dhe Veseli kanë nevojë për një president të fuqishëm, që në këtë rast është Ramush Haradinaj si kandidat.

“Pra, ne jemi besnik të Thaçit dhe Veseli, sepse vet jemi ballafaqur me drejtësinë ndërkombëtare dhe kemi dalë triumfues. Në këto rrethana të tilla e shoh problem ta shohim një lidership në PDK dhe LDK. E shohim se LDK-ja ende nuk ka as kandidat për kryeministër, prandaj nuk kanë as kuazë”, ka thënë ai.

Sipas tij, vijat e kuqe kanë qenë kyresisht gjatë fushatave elektorale. “E kemi Vjosa Osmanin se të gjithë karrierën e ka ndërtuar duke e sulmuar Thaçin. Rezultati do të jetë ai që dëshmon se kush me kë do të qeverisë”, ka thënë Haradinaj. /Ballkani.info/