Haradinaj – Kusarit: Edhe ti Qeverisë ke me ia kthy shpinën, si plotëve që ua ke kthy

Ramush Haradinaj ka replikuar me ministrin e Financave, Hekuran Murati, pasi ky i fundit i ndërhyri në fjalë nga mbrapa.

Kjo gjë e ka penguar Haradinajn, i cili edhe e lëshoi foltoren. Ku pas kësaj i bëri thirrje Qeverisë që të mos flasë nga mbrapa shpinës.

Haradinaj iu drejtua edhe deputetes Kusari-Lila me fjalët “Mimozë edhe ti këtij ke me ia kthy shpinën, si plotve që ia ke kthy”.