Anëtari i Kryesisë

Haradinaj – Kurtit: Të vetmet autostrada që po përjetojnë qytetarët tanë, janë ato të Evropës, në ikje nga ky vend që ia ke mbytë shpresën

Anëtari i Kryesisë së AAK-së dhe ish deputeti, Daut Haradinaj i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti për mospërmbushjen e premtimit për lëshimin në qarkullim të autostradës së Gjilanit.

“Urime për këtë vit të ri Kryeministër i autostradave imagjinare! Me këtë ritëm në këtë vit besojmë që ke me e përfundu edhe autostradën po ashtu imagjinare Prizren-Tetovë, gjithashtu edhe autostradën e Dukagjinit në kohë rekord. Qesharak dhe jo serioz. Të vetmet autostrada që po përjetojnë qytetarët tanë, janë ato të Evropës, në ikje nga ky vend që ja ke mbytë shpresën”, ka shkruar Haradinaj.

Bashkë me këtë postim, Haradinaj e ka bashkangjitur edhe një fotografi të premtimit të Kurtit të bërë 21 korrik të vitit të kaluar ku thoshte se autostrada e Gjilanit do të përfundojë në vitin 2023. /Ballkani.info/

BONUS VIDEO: Koeficienti 110 | Jasharaj mësimdhënësit do të marrin vetëm 28 euro më shumë