Haradinaj – Kurtit: Po i urren ata që të kanë sjellë në pozitë, mësuesit ta tregojnë qejfin kur t’iu vjen vakti

Kuvendi i Kosovës është duke mbajtur seancë, temë e kësaj dite është edhe kriza e grevës në arsim.

Ramush Haradinaj ka thënë që në Kosovë nuk janë rritur pagat në asnjërin sektor që nga viti 2018, iu është ndërprer fjala nga ministri Hekuran Murati, duke përshpëritur pandërprerë nga vendi ku qëndronte ulur.

“Po ju tregoj se sa herë që flas nga kjo foltore këta ministra pengojnë. Publiku nuk i dëgjon por nëse kjo praktikë vazhdon nuk kam zgjidhje tjetër pos t’ja kthej edhe unë”, tha Haradinaj.

“Ky “Good Guy” i ynë është i keqtrajtum, është i urrejtun, është rritur duke urrejtur të tjerët. I ka quajtur të gjitha qeveritë regjime. Prej se u bë regjim, u kthye duke i urrejtur ata që e kanë sjellut këtu ku është. Prej se u bë regjim nuk po ka kënd ta urrej pos atyre që e kanë sjellur këtu”, shtoi Haradinaj.

“Mësuesit ta tregojnë qejfin kur t’i vjen vakti”, përfundoi Haradinaj.