Ish deputeti

Haradinaj, Kurtit për taksën: I njëjti njeri i cili ka rrëzuar kamionët me produktet serbe, kërkon reciprocitet

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, përmes një video-live në llogarinë e tij në Facebook, ndër premtimet e shumta që dha nëse LVV vie në qeverisje, ka folur edhe për taksën 100% për produktet serbe dhe boshnjake.

Sipas tij taksa 100% nuk është politikë e Lëvizjes Vetëvendosje, mirëpo siç tha ai nuk ka qenë as politikë e AAK-së.

Ndonëse theksoi se ish-kryeministri Haradinaj e ka pasur mbështetjen e tyre në lidhje me taksën kur krerët e Serbisë kërkonin heqjen e saj, Kurti ka thënë se janë më shumë për reciprocitet me Serbinë.

“Lëvizja Vetëvendosje në politikën e saj e ka modelin më të avancuar se kaq. Sepse kur thua tarifa 100% kjo i bie që një mall nga Serbia në vend se të kushtojë 5 euro kushton 10 euro, seç po ia vë vetes një etiketë materiale megjithatë. Më mirë është parimi i reciprocitetit dhe në arenën ndërkombëtare ai është vështirë i kundërshtueshëm pastaj se parimi i reciprocitetit është kriter normal i raporteve bilaterale në botën zhvilluar demokratike perëndimore”, theksoi ai.

Mirëpo i menjëhershëm ka qene reagimi i ish-deputetit të AAK-së, Daut Haradinaj, i cili në emisioni “Debat Plus” në RTV Dukagjini duke e quajtur mik të tij pa ia përmendur emrin, ka thënë se i njëjti njeri i cili ka rrëzuar kamionët me produktet serbe kërkon reciprocitet.

“Reciprocitet me Serbinë nënkupton kur ne i eksportojmë vetëm 28 milionë, ndërsa Serbia i sjell rreth 500 milionë mallra në Kosovë. Çka i bjen kjo reciprocitet? D.m.th. na i kushtëzojmë këta 28 milionë me 500 milionë, kjo është reciprociteti. Në duhet të insistojmë, të jemi unik, që taksa të mos hiqet deri në njohjen e Kosovës”, tha Haradinaj.

loading…