Haradinaj: Kurti ka me ardhë në dy gjunjët me lyp bashkëpunim me mua e Dautin, siç i pati rënë Isës

Ish-kryeministri i Kosovës njëherësh kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti do t’i bie në gjunjë atij për bashkëpunim.

“E di që Kurti ka me ardhë në dy gjunjët me lyp bashkëpunim me Dautin e me Ramushin, ashtu siç i ka rënë Isa Mustafës të cilin e pritke në katund e dikur i thoshte njeri i Rrahman Morinës”, ka thënë Haradinaj në një intervistë për Insajderin.

Ai më tej ka shtuar se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk është shpirtmirë sa Isa Mustafa dhe do t’i thotë jo.

“Mirëpo ne ndoshta nuk jemi aq shpirt të mirë sikurse profa, i themi ‘jo, sepse nuk je i qëndrushëm’”, ka thënë Haradinaj.

Në Kuvendin e Republikës së Kosovës më 25 mars, me 82 vota për dhe 32 kundër u rrëzua Qeveria Kurti. Mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti u inicua nga Lidhja Demokratike e Kosovës më 20 mars pas shkarkimit të Agim Veliut nga posti i ministrit të Brendshëm./