Ramush Haradinaj

Haradinaj: Kurti është argat i Vuçiqit, po ia zvogëlon fajin Serbisë

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj në emisionin Pressing në T7 e ka quajtur Kurtin argat të Serbisë, duke shtuar se ai dhe ekipi i tij, po ia zvogëlon fajin Serbisë.

“Është agjendë e Kurtit, këta tjerët janë argatë të Kurtit është agjendë me shfajësu Serbinë, pra me ja zvogëlu Serbisë fajin. Ndodhi një tubim në Banja Llulë, aty shkoi edhe Bërnabiq, BE dhe Amerika është dashtë me ja jap një qortim të madh Serbisë për procesin e udhëheqjes shtetërore serbe në Banja Llukë kundër Srebrenicës, çka ndodh tani si me bë ata këtë? Kur Kurti dhe krejt ekipa e tij shkon e ndërhyn në një shtet fqi në procesin zgjedhor. Kurti është argat i tyre, ai po ja bën ndihmën Vuçiqit që Vuçiqi mos mu dok kaq i keq, tu e marrë parasysh që edhe Qeveria e Kosovës po bën sjellje të këqija po e rrezikon daljen prej binarve euroatlantik në Maqedoni, po shkon me koncepte që do të shkaktojnë tronditje…Këto Kurti i bën me vetëdije”, ka thënë Haradinaj.