Haradinaj kundër masave të qeverisë: Ende nuk po e kuptoj kufizimin e lëvizjes gjatë natës

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj nuk ka kursyer kritikat ndaj masave të marra nga Qeveria e Kosovës ku edhe vetë partia e tij është pjesë e koalicionit qeverisës.

Ai ka thënë në “Prime Time” të Kanal 10 se do të dëshironte të ketë më shumë liri për ekonominë.

“Kam kërkuar pak më shumë liri për ekonominë, jo teprim sepse nuk guxojmë të gabojmë por për shembull këtë kufizimin gjatë natës nuk po e kuptoj ende. Unë isha para disa ditëve në Berlin, por qytetarët janë të lirshëm të lëvizin. Ti mund të mbyllësh kafenetë apo bizneset, por lejoji qytetarët të kthehen nëpër shtëpitë e tyre”, ka thënë Haradinaj.

Me gjithë kritikat, Haradinaj ka thënë se Qeveria Hoti i ka shërbyer vendit në një kohë të vështirë, por që ka ruajtur stabilitetin.