Ramush Haradinaj

Haradinaj kujton Rugovën: Nderojmë angazhimin e tij në shërbim të çështjes kombëtare, i jemi mirënjohës gjithmonë

Në 18 vjetorit e vdekjes së Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka kujtuar figurën e tij teksa është shprehur se vendi i qëndron “mirënjohës për kontributin historik për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”.

Postimi i Haradinajt:

Presidenti Ibrahim Rugova, me drejtësinë dhe vendosmërinë e tij, ndërtoi një lidhje të ngushtë me Perëndimin, veçmas duke shfaqur kujdesin në forcimin e miqësisë së përjetshme me ShBA. Sot, në 18-vjetorin e ndarjes nga jeta e kujtojmë dhe nderojmë angazhimin e tij në shërbim të çështjes kombëtare në rrethana shumë të rënda për shqiptarët e për Kosovën.

I jemi gjithmonë mirënjohës për kontributin historik për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

VIDEO BONUS: Bekë Berisha: AAK-ja aktualisht është 12 për qind, sivjet shkojmë në zgjedhje