Haradinaj kujton rënien e heroit Agim Ramadani: Luftëtari, strategu e artisti që kishte kuptuar konceptin e lirisë në thellësi

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka përkujtuar komandantin Agim Ramadani në 24-vjetorin e rënies së tij.

Përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’, Ramadani ka thënë se Ramadani ishte njëri nga “komandatët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Humbja e Ramadanit, sipas Haradinaj tregon për këmbënguljen që të vazhdohet drejt lirisë.

Postimi i plotë:

Sot, 24 vjet pas rënies heroike, me respekt të thellë e kujtojmë Agim Ramadanin – Komandant “Katana”, njërin prej komandantëve më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kujtojmë sot trimat e UÇK-së, heronjtë e thyerjes së kufirit mes shqiptarëve, Abush Loku, Bashkim Jasiqi, Ramiz Krasniqi, Rifat Çelaj, Arben Jusufi, Driton Veliu, Emri Curri, Harun Beka, Rifat Salihaj, Rrahman Tafa dhe

Sylejman Shala, të udhëhequr nga Agim Ramadani, luftëtari, strategu e artisti që kishte kuptuar konceptin e lirisë në thellësinë e tij.

Rënia e tyre heroike 24 vjet më parë ishte humbje e madhe për UÇK-në, por po aq e madhe ishte vendosmëria për ta vazhduar rrugën drejt lirisë.

Lavdi e përjetshme Agim Ramadanit dhe gjithë dëshmorëve që u flijuan për lirinë e Kosovës!