Masakra në Bair

Haradinaj kujton masakrën në lagjen Bair të Mitrovicës: Kryesit ende nuk janë vënë para drejtësisë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar masakren që kishte ndodhur 25 vjet më parë në lagjen Bair të Mitrovicës.

Haradinaj ka thënë se kryesit e masakrës në këtë lagje ende nuk janë vënë para drejtësisë.

“Edhe pas shumë vitesh, kryesit e kësaj masakre nuk janë vënë para drejtësisë. Është obligim i yni i përbashkët që të mos ndalemi së kërkuari drejtësi. Kriminelët duhet të marrin dënimin e merituar”, ka thënë Haradinaj.