Haradinaj kujton Madeleine Albright: Nderojme gjithmonë angazhimin e saj në përpjekjet tona për liri e konsolidim të shtetit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar miken e madhe të shqiptarëve, Madeleine Albright, në 1-vjetorin e ndarjes nga jeta.

Haradinaj ka shkruar se Kosova e populli i saj do ta kujtojnë dhe nderojnë gjithmonë angazhimin e saj për t’i dhënë zë dhe rrugë përpjekjeve tona për liri e konsolidim të shtetit të Kosovës.

Postimi i plotë:

Në 1-vjetorin e ndarjes nga jera të mikes së madhe të shqiptarëve, Madeline Albright, Kosova e populli i saj do ta kujtojnë dhe nderojnë gjithmonë angazhimin e saj për t’i dhënë zë dhe rrugë përpjekjeve tona për liri e konsolidim të shtetit të Kosovës.

Përgjithmonë në zemrat tona dhe në kujtesën historike të vendit.