Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka kujtuar të enjten heroin e Kosovës, Ahmet Krasniqi, në 25-vjetorin e rënies së tij.

Në një postim në Facebook, ish-kryeministri Haradinaj shkroi se sot kujtomë veprën madhore të Krasniqit.

Po ashtu, Haradinaj u shpreh se Krasniqi do të jetë përgjithmonë në kujtesën historike të shqiptarëve.

“Kolonel Ahmet Krasniqi, 25 vjet në përjetësi! Sot në 25-vjetorin e rënies, kujtojmë veprën madhore të Kolonel Ahmet Krasniqit, Hero i Kosovës. Përgjithmonë në kujtesën historike të shqiptarëve. Lavdi!”, shkroi ai.