Haradinaj kujton demonstratat e 11 marsit të 1981

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar demonstratat e 11 marsit të vitit 1981.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se këto demonstrata ishin shkëndija që paralajmëruan fillimin e zbrazjes së zemërimit popullor kundër padrejtësive dhe shtypjes.

Dyzet vjet më parë shpërtheu shkëndija që paralajmëroi fillimin e zbrazjes së zemërimit popullor kundër padrejtësive, kundër shtypjes e shfrytëzimit. Ajo ishte dita që nisi një proces të pa kthim. Me 11 mars, u pagëzua Republika e Kosovës. Lavdi të rënëve”, ka shkruar Haradinaj.