Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit politike në vend, duke e cilësuar situatën aktuale si ndër më të rëndat në historinë e Kosovës.

“Kosova po i kalon ditët më të errëta në historinë e vet. Prej kohësh unë dhe Aleanca kemi tërhequr vërejtjet tona për sjelljet e papërgjegjshme dhe destruktive të kryeministrit Kurti dhe qeverisë së tij. Sot gjendemi në një situatë që nuk mund të paramendohej për Kosovën”, ka deklaruar Haradinaj.

Ai u ka bërë thirrje të gjitha forcave politike dhe shoqërisë kosovare që të ndërmarrin hapa për të reflektuar mbi krizën aktuale:
“I ftoj të gjitha forcat politike dhe gjithë shoqërinë kosovare që urgjentisht të reflektojmë për situatën në të cilën gjendemi”, ka shtuar ai.