Rahoveci sot ishte pikë tubimi e AAK-së, ku kjo parti bëri prezantimin e kandidatëve për deputetë nga kjo Komunë në një tubim madhështor.

Kandidati për kryeministër dhe Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook, falënderojë qytetarët e Rahovecit për përkrahjen e dhënë, shkruan Ballkani.info

Ai foli për synimin kryesor që AAK tenton ta arrijë pas ardhjes në pushtet, pra anëtarësimin në Nato: “Kosova në NATO përmes Planit Aksional, hap që do të sjellë kthesën e madhe për sigurinë dhe ekonominë e vendit”.

“Kjo mbështetje është tregues i qartë i besimit që qytetarët kanë për programin e koalicionit të prirë nga AAK dhe synimin tonë për anëtarësimin direkt në NATO përmes Planit Aksional, hapi që do të sjellë kthesën e madhe për sigurinë dhe ekonominë e vendit.”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë: