Haradinaj: Kosova e gatshme për marrëveshje që rezulton me njohje reciproke

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, është takuar me ish-diplomatin francez, Jean Marie Guehenno.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, takoi ish-diplomatin francez, aktualisht Këshilltar i Lartë i Qendrës për Dialog Humanitar, Jean Marie Guehenno.

Haradinaj tha se në këtë takim u këmbyen mendime për hapat e mëtejmë për vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka shkruar se, Kosova është e gatshme për marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht obligative që rezulton me njohje reciproke në kufijtë ekzistues, përcjell lajmi.net.

Postimi i plotë i Haradinajt pa ndërhyrje:

Me Këshilltarin e Lartë të Qendrës për Dialog Humanitar, Jean Marie Guéhenno, njëherit ish-diplomat i shquar francez, këmbyem mendime për hapat e mëtejmë për vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kosova është e gatshme për marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht obligative, që rezulton me njohje reciproke në kufijtë ekzistues.