Haradinaj konfirmon: I kemi deponuar nënshkrimet për seancë të jashtëzakonshme për taksën DOKUMENT

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj ka konfirmuar për Ballkani.info ashtu siç raportuam më herët, se kjo parti sot i ka deponuar në Kuvendin e Kosovës nënshkrimet e nevojshme për seancën të jashtëzakonshme lidhur me taksën ndaj mallrave serbe.

“Ne sot i kemi depozituar nënshkrimet e nëvojshme për seancë të jashtëzakonshme që pritet të mbahet të hanen në ora 11”, ka thënë Haradinaj.

Ai për Ballkani.info tha se krahas deputetëve të PDK-së, AAK-së dhe Nismës, inciativës i janë bashkuar edhe deputetët të komunitetit jo shumicë.

“Heqja e taksës është goditje direkte për shtetësin e Kosovës, pasi që Serbia vazhdon me avazin e vjetër kunder nesh. Pra taksa do të duhej të hiqej me njohje reciproke nga të dyja shtetet, sidomos tash kur Sërbia armatoset me pajisje luftarake nga Rusia. Ne jemi të përkushtuar që marrëveshja finale me Serbinë të përfundojë sa më parë”, ka thënë Haradinaj.

Më poshtë mund të gjeni kërkesën e dorëzuar sot në Kryesinë e Kuvendit për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme. /Ballkani.info/