Haradinaj: Koncepti 100% shtet është “kushtetuta” e produktit Made in Kosovë

Në vazhdën e tubimeve parazgjedhore që po zhvillon i kandiduari për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj, është duke zhvilluar takim me gra në Suharekë.

Haradinaj para tyre ka prezantuar prioritetet e qeverisjes së tij katërvjeçare për këtë kategori si dhe ka shpalosur 100 prioritetet e qeverisjes së tij të ardhshme.

Para kësaj Haradinaj vizitoi kompaninë e mobileve “Te Naseri” në Suharekë ku pa nga afër punën dhe produktet që ndërton kjo fabrikë.

“Kënaqësi të shohësh produkte cilësore, punën profesionale dhe rezultatet konkrete të bizneseve, pas veprimeve tarifore të Qeverisë në kompaninë “Naseri”, zdrukthtari dhe përpunim druri, që ka të punësuar mbi 160 persona, nga të cilët gjysma gra dhe eksporton rreth 30 për qind të prodhimit në tregjet e BE-së”.

“Mbështetja e ndërmarrësve nga Fondi për Zhvillim dhe Punësim, eliminimi i barrierave burokratike, lirimi nga tatimi në fitim për produktet e eksportuara, subvencionimi në pagë për punësimet e reja në prodhim, zgjerimi i listës së produkteve bazike që lirohen nga taksat dhe pagesa e TVSH-së pas shitjes, janë vetëm disa nga veprimet që do t’i ndërmarrim për ta fuqizuar më shumë sektorin e prodhimit dhe ekonominë e vendit”

“Koncepti 100% shtet është “kushtetuta” e produktit Made in Kosovë”.

loading…