Deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj ka komentuar lajmet e fundit dhe pjesëmarrjen e deputetës së AAK-së, Albena Reshitaj.

Ai ka thënë se nuk ka pasur kërkesë në drejtim të AAK-së për të bërë kalim në një grup tjetër parlamentar, shkruan Ballkani.info.

“Nuk ka pasur kërkesë, është e patolerueshme qëndrimi kundër vendimit të kryesisë së AAK-së, nuk po flasim për dënim ndaj saj, por për pjesëmarrje përkundër vendimit të kryesisë”, tha Haradinaj në “debat plus”.



Kujtojmë që më herët është raportuar për një kalim të mundshëm të Reshitaj nga AAK-ja në VV.