Kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj, po thotë se Kosovës i shkaktuar dëm i madh në imazh nga Gjykata Speciale.
Ai në Klan Kosova ka thënë se për vendet e largëta që s’njohin realitetin në Ballkan kur të lexojnë lajme të tilla do të krijojnë një bindje të keqe për Kosovën.
Madje kreu i AAK’së thotë se mbase mund të ketë edhe tërheqje të njohjeve.
“Është rrezik me na e heq njohjen ndonjë vend i vogël e i largët kur lexon se presidenti i vendit gjykohet për krime lufte. Kosova është shndërruar në monstrum”, ka thënë Haradinaj.
Ai gjithashtu ka rikujtuar se ka qenë kundër themelimit të Gjykatës Speciale.







