Haradinaj: Ka qenë nder me qeveris me PDK-në, por s’ka kthim prapa

Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj, ka dhënë komentet e tij sa u përket partive të tjera me të cilat mund të lidhë një koalicion paszgjedhor.

Por edhe pse PDK-së i ka vënë vijë të kuqe, Haradinaj tha se ka qenë nder për të që ka qeverisur me këtë parti, njofton Klan Kosova.

“Sa i përket vijave të kuqe me PDK-në kam nder që kam udhëheq qeverinë edhe me PDK-në sepse kemi kryer shumë punë bashkë. Kam shprehur disa mospajtime me ata në disa momente kritike dhe nuk synoj kthim prapa. Për mua është kthim prapa një partneritet me PDK-në”.

“Por se me këdo që qeverisi, se nuk besoj që i fitojmë 50 për qind me PSD-në, do të paraqes një kontratë për temat që do të qeverisin”.

“E kam thënë disa herë se kam vërejtje të mëdha në qasjen mashtruese të Kurtit dhe Vetëvendosjes sepse ky falsitet i tyre mua nuk më fle. Edhe me LDK-në kam vërejtjet e mia kur po thonë se ne e çkapim shtetin. Pse nuk e kanë bërë këtë? Ata kanë qenë në pushtet s’di sa herë nuk e di pse nuk e kanë bërë atëherë kur ishin në pushtet apo t’i bënin ato që po thonë tash se do t’i bëjnë”.

“Është pak e çuditshme t’i dëgjosh duke thënë e çkapim shtetin. Cilin shtet atë çka e keni bërë vet?”.

Haradinaj në Zona Zgjedhore të Klan Kosovës tha se më i mundshëm është një partneritet me LDK-në.

loading…