Haradinaj: Ju lutem mos i trajtoni kështu qytetarët e Kosovës, reflektoni

Tollovia e shkaktuar tek salla “1 Tetori” në Prishtinë për pritjen në rend për vaksinim dhe marrjen e numrave ka marrë reagime të shumta nga politikanë e aktivistë.

Reagim bëri edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj i cili tha se këto pamje të tollovisë së sotme tek salla “1 Tetori” na thërrsin të gjithëve për reflektim.

Po ashtu ai tha se këto pamje prekin ndërgjegjen e secilit.

“Këto pamje na thërrasin të gjithëve për reflektim. Këto pamje prekin ndërgjegjjen e secilit. Ju lutem mos i trajtoni kështu qytetarët e Kosovës! Reflektoni!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.