Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj është solidarizuar me motrën e deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fjolla Ujkani që mbeti e lënduar nga shembja e kulmit të objektit të ri të Komunës.

Përmes një postimi në Facebook, ish-kryeministri Haradinaj ka uruar shërim sa më të shpejtë për Elzën, motrën e deputetes Ujkani.

“Jemi me Elzën, familjen Ujkani dhe deputeten Fjolla Ujkani, në këto momente aspak të lehta për ta. Shpresojmë shumë që Elza do t’i përballojë lëndimet nga aksidenti i djeshëm dhe ndërhyrjet e mjekëve tanë profesionistë”, ka shkruar Haradinaj.

VIDEO BONUS: Erërat rrëzojnë kulmin e ndërtesës së Komunës së Prishtinës, një vajzë u lëndua rëndë