Haradinaj: Janë kryer mbi 100 punë që kanë ndikuar direkt në jetën e qytetarëve të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është i ftuar sonte në një debat televiziv në RTV Dukagjini.

Ai është pyetur rreth punëve që janë kryer gjatë mandatit të tij dhe premtimeve që ka bërë.

Haradinaj ka thënë se janë mbi 100 punë që janë kryer për të mirën e qytetarëve të Kosovës, e të cilat kanë pasur ndikim direkt në jetën e qytetarëve.
Veç tjerash, Haradinaj ka përmendur Ligjin për Trepçën, Formimin e Ushtrisë, Taksën 100%, Ndaljen e lojërave të fatit, investim në zhvillim ekonomik e shumë të tjera.

loading…