Haradinaj ja uron ditëlindjen Rifat Jasharit, i dëshiron jetë të gjatë dhe të shëndetshme

Haradinaj ja uron ditëlindjen Rifat Jasharit, i dëshiron jetë të gjatë dhe të shëndetshme!

Ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh edhe kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,  Ramush Haradinaj ja ka uruar ditëlindjen Rifat Jasharit.

Haradinaj përmes urimit të tij, I ka dëshiruar jetë të gjatë dhe të shëndetëshme pranë nipërve dhe mbesave të tij.

‘I dashur baca Rifat, Me rastin e ditëlindjes suaj, shfrytëzoj rastin t’iu uroj të prisni edhe shumë të tjera me shëndet, pranë nipërve e mbesave tuaja’, ka shkruar Haradinaj në Facebook.