Shefi i GP të AAK-së, Daut Haradinaj, i është përgjigjur me sarkazmë ministrit të jashtëm Glauk Konjuca, një fjalimi të tij në Kuvendin e Kosovës.

Duke e ditur se Konjufca në rininë e hershme të tij ka qenë pjesë e AAK-së, Haradinaj ka thënë se ministri i tanishëm është dashur të jetë edhe sot pjesë e partisë së tij.

“Gjynah është mos me qenë ende në Aleancë ti”, ka thënë Haradinaj.

Po ashtu, Haradinaj ka thënë se koalicioni VV-LDK nuk po funksionin.

“Ju keni problem brenda, nuk keni problem me neve”, ka thënë ai.