Haradinaj impresionohet nga reagimi i Kosovës për tërmentin: Kjo është përtej çdo pritjeje

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka falenderuar kosovarët për ndihmën e tyre pas tërmeteve në Shqipëri, duke thënë se ky reagim i tyre është përtej çdo pritje.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se në këtë situatë emergjente, si Kryeministër në detyrë i Republikës së Kosovës po qëndron në Kosovë, për të menaxhuar gjithë angazhimin institucional.