Haradinaj: Ilir Sobën e kujtoj si një nga luftëtarët më të zot të Dukagjinit

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, kujton Ilir Sobën në 21 vjetorin e rënies.

Ai tha se Soba që nga fëmijëria ishte frymëzuar nga të parët e tij për liri.

“Ilirin do e kujtoj si një nga luftëtarët më të zot të Dukagjinit. Ndër gjakovarët e parë që iu përgjigjë kushtrimit të Atdheut, ai ra heroikisht, në krye të detyrës, para 21 vitesh. Vepra e tij do jetojë përgjithmonë. Lavdi”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

loading…