Haradinaj i kërkon mbështetje Britanisë së Madhe për të gjitha proceset nëpër të cilat po kalon Kosova

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim një delegacion britanik të kryesuar nga, Andrew Page, Shef i Departamentit për Ballkanin Perëndimor si dhe Susan Laffey, Zyrtare e Lartë e Sektorit të Analizës në Foreign Office, raporton Ballkani.info.

Haradinaj bën të ditur se me këtë delegacion biseduan edhe për dialogun Kosovë-Serbi dhe marrëveshjen finale në mes të dyja shteteve.

“Bashkëbisedim i hapur rreth temave aktuale politike në Kosovë, rajon e më gjerë, me theks të veçantë dialogu me Serbinë për arritjen e një Marrëveshjeje finale, përfshi njohjen reciproke në kufijtë ekzistuee”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.

Ai ka shtuar se Britania e Madhe në vazhdimësi i ka qëndruar në krah Kosovës duke e mbështetur sidomos në fuqizimin e sundimit të ligjit dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik./Ballkani.info/

loading…