Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ndodhet në tribuna për të përcjellë ndeshjen Kosovë-Izrael.

Ai u uron fitore dardanëve, ku thotë se duhet të tregojmë shpirtin sportiv në fushë.

“Uroj të jetë një lojë e bukur sot mes Kosovës dhe Izraelit në Stadiumin “Fadil Vokrri”, dhe një fitore të djemve tanë Dardanë!

Le të tregojmë shpirtin sportiv në fushë e mikpritës jashtë saj!

Forca Kosovë! ”, shkruan Haradinaj.