Haradinaj i tronditur nga vrasja: Nuk mjafton vetëm puna e organeve të rendit dhe ligjit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i tronditur nga vrasja që ka ndodhur gjatë kësaj pasditeje, ku dyshohet se një burrë ka vrarë një grua në oborrin e Gjinekologjisë.

Haradinaj ka thënë se duhet mobilizim i madh në të gjitha nivelet, që tragjedi të tilla të parandalohen, njofton Klankosova.tv.

“I tronditur nga lajmi për vrasjen makabre që ndodhi në SHSKUK. Ky akt i shëmtuar dhe qyqar, kundërshton traditën tonë shqiptare dhe vet logjikën njerëzore.
Nuk mjafton vetëm puna e organeve të rendit dhe ligjit, por duhet një mobilizim i joni si shoqëri, në të gjitha nivelet, që të tilla tragjedi të parandalohen e të mos i përjetojmë asnjëherë.
Ndajmë dhembjen me familjen dhe të gjithë qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.