Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas lajmit të trishtë për vdekjen e aktorit të njohur, Luran Ahmeti.

Ahmeti, të cilin publiku e njeh më shumë si aktor në serialin “O sa miri”, vdiq sot në Shkup si pasojë e koronavirusit.

Postimi i plotë i Haradinajt:

I trishtë lajmi për shkuarjen e hershme të aktorit Luran Ahmeti.

Ai la pas një bagazh të madh të cilin do e ruajmë me respektin më të madh!

Ngushëllime për familjen dhe gjithë komunitetin e artistëve!

RH