Haradinaj i thotë ministrit Murati: Ju është dasht me qenë në shator me u mërdhi

Deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka thënë ministrit të Financave, Hekuran Murati, se është ministër në ikje, dhe njerëzit si ai e kanë marrë në ‘qafë’ Vetëvendosjen.

“Jeni ministër në ikje, refuzimi i ‘Contor Globalit’ na rrezikon edhe për shumë dimra të tjerë, edhe refuzimi i gazit na rrezikon për shumë dimra të tjerë, ndoshta nuk kish mbrri rezultatet tash”, tha Haradinaj.

“VV duke u bazu në njerëz si ti ka mbërri këtu. Është dasht me qenë me një shator me u merdhi, si qysh po mërrdhihen edhe qyetarët”, tha Haradinaj.