Haradinaj i reagon komandantit të ushtrisë serbe: Këtu do të na keni sa herë të doni

Deputeti nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, i është përgjigjur komandantit të ri të ushtrisë serbe, Milan Mojsiloviq, i cili ka deklaruar se ushtria ruse do ta përkrahë Serbinë për sfidat në Kosovë.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka thënë se gjeneralët e demokracisë ruso-serbe do të na kenë këtu sa herë të duan.

“Për këta “Gjeneralët e demokracisë ruso-serbe”, këtu do të na keni, sa herë të doni”, ka shkruar Haradinaj, përcjell Ballkani.info.

Kujtojmë se ndaj deklaratave të Mojsiloviqit ka reaguar edhe kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se mendimin e njejtë si ai e ka pasur edhe Millosheviqi, por i kishte dalur keq. /Ballkani.info

loading…