Haradinaj: I pata thënë Thaçit “mos ardhtë dita kurrë me ta shtru tepihun e kuq”

I pari i AAK’së, Ramush Haradinaj ka kujtuar një debat që e ka bërë në të kaluarën me ish-presidentin Hashim Thaçi. Ky i fundit ndodhet në Hagë i akuzuar nga Gjykata Speciale.

“Ju kujtohet ndoshta një debat që kam pas me Thaçin në parlament. Kur ai më tha: Të kam prit me tepih të kuq kur je kthy prej Hagës por u prishëm sepse deshe postin e kryeministrit. E dini fjalimin tim: Mos më ardhtë dita me ta shtru tepihun e kuq por më ardhtë dita me marrë atë detyrë që e ki. Ky fjalim ekziston, nuk po e them sot”, tha Haradinaj në Pressing.

“Unë nuk jam njeri që nuk i bëj analizë situatave’, tha Haradinaj.