Pas mbledhjes së Qeverisë ditën e sotme, Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka mbajtur një konferencë për media.

I pyetur rreth idesë së Konferencës Ndërkombëtare për arritjen e një marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë, Haradinaj ka thënë se është në kontakt edhe me përfaqësuesit e partive politike në Kosovë, transmeton Ballkani.info.

Haradinaj ka thënë se nëse dikush prishet me të shkaku i kërkesave që Qeveria e tij ka bërë, atëherë nuk do ta ketë problem.

“Nëse njëra nga kushtet që i kam cekur më prish mua me dikë që i kundërshton këto kërkesa apo kushte, nuk ka problem. Kërkesat tona si Qeveri kanë qenë për të arritur një marrëveshje, por nëse ata nuk i respektojnë kërkesat tona atëherë nuk ka marrëveshje. Nëse pala tjetër mundet pa marrëveshje, atëherë mundemi edhe ne, por Serbia ka nevojë për këtë marrëveshje pasi që viti 2022 është afër dhe Serbia ka për qëllim Bashkimin Evropian”, ka thënë Haradinaj, raporton Ballkani.info.