Deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj i është kundërpërgjigjur kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti i cili në fjalën e tij tha se Haradinaj e ka sulmuar moralin e Policëve të Kosovës.
“Në veri të Ibrit ka më shumë rend e ligj tani e sot se kurdoherë tjetër nga shpallja e pavarësisë. Asnjë barrikadë nuk ka në veri të Kosovës. Veriu ka qenë i rrezikuar atëherë kur deputeti Haradinaj e priste në zyre kriminelin. Rreziku ka qenë nga marrëveshjet xhentëlmene me kriminelë. Kjo ka ndodhur publikisht në korrik të vitit 2018. Fjala e deputetit Haradinaj është sulm mi moralin e Policisë së Kosovës. Por, kot e keni, morali i Policisë së Kosovës është shumë i lartë. Kurrë morali i tyre nuk ka qenë më i fuqishëm.
Kriminelët në veri, strukturat ilegale kurrë nuk kanë qenë më të frikësuara se tani. Mos ma kini frikën mua, nuk dorëzohet veriu”, u shpreh Kurti në seancën e Kuvendit.
Pas fjalës së Kryeministrit, Haradinaj ka thënë se i frikësohet Albin Kurtit, transmeton Reporteri.net.
“Është interesant, ne jemi këtu deputetë dhe politikan dhe po dojm me kthy diskutimin tek morali I trupave në teren. Une nuk e kom qëllimin tek morali i trupave, unë I besoj Policëve të Kosovë, unë i besoj ushtarit të Kosovës. Unë e kam frikën te tij kryeministër se ti qëllimshëm që i ke ndërmarr dy veprime për me dorzu Veriun e Kosovës. Unë besoj se skenari yti, me i ndërmarr dy veprime, me lanë pastaj zbrazët për me u forcu kriminelët dhe i ke bërë qëllimshëm”, u shprehë Haradinaj.







