Haradinaj i kthehet sërish demarkacionit, publikon pjesë të marrëveshjes së ratifikuar katër vite më parë

Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është deklaruar edhe njëhere për çështjen e demarkacionit.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, kreu i AAK-së, ka thënë se e vërteta është vetëm një.

“Dy nga tri dokumentet e miratuara, në Ligjin për ratifikimin e marrëveshjes për kufirin shtetëror mes Kosovës dhe Malit të Zi, e përcaktojnë kufirin në Qafë të Çakorrit dhe në Kullë të Zhlebit”, ka shkruar ndër të tjera Haradinaj.

Sot, janë bërë 4 vjet kur Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar marrëveshjen për demarkacion me Main e Zi.

Në anën tjetër, kryeministri Albin Kurti ka thënë se po pret formimin e Qeverisë në Mal të Zi për të biseduar për këtë çështje.