Haradinaj i bën thirrje Kurtit të mos e heq taksën: Pushtetet nuk janë asgjë kur është në pyetje ruajtja e vendit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook i ka bërë thirrje përsëri kryeministrit  të Kosovës, Albin Kurti që të mos e heq taksën.

Sipas tij, Kosova nuk ka asnjë garancë se heqja e taksës sjell marrëveshjen finale.

Postimi i plotë:

Kosova nuk ka asnjë garancë se heqja e taksës 100% për produktet e Serbisë e sjellë Marrëveshjen Finale për njohjen reciproke në kufijtë ekzistues.

Sot, Serbia vazhdon të armatoset nga Rusia me pajisjet me të reja ushtarake, ndërsa Qeveria Kurti premton heqjen e taksës duke siguru pushtimin ekonomik të Kosovës nga Serbia.

I bëj thirrje publike Kurtit dhe partnerëve të tij qeverisës që mos të hiqet taksa pa njohje.
Pushtetet nuk janë asgjë kur është në pyetje ruajtja dhe mbrojtja e sovranitetit të vendit.

Tregu vetëm për njohje!

RH