Haradinaj: Haxhi Shala u kthye nga mërgimi për t’iu përgjigjur thirrjes së Atdheut

Deputeti Haxhi Shala është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale.

Pas kësaj, ka reaguar lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj i cili tha se Shala është kthyer nga mërgimi në përgjigje të thirrjes së Atdheut.

Haradinaj tha se angazhimi i tij në funksion të lirisë, paqes, shtetit ligjor e mirëqenies së qytetarëve është për t’u marrë shembull, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Haxhi Shala u kthye nga mërgimi në përgjigjje të thirrjes së Atdheut.

Angazhimi i tij në funksion të lirisë, paqes, shtetit ligjor e mirëqenies së qytetarëve është për tu marrë shembull.

Haxhiu ende është në pritje të drejtësisë për familjarët e tij, që u vranë mizorisht nga forcat serbe.

Thirrja që iu bë nga Gjykata Speciale, pikërisht në përvjetorin e bashkëluftëtarëve të tij të afërt, është një sfidë që ai do e kalojë ashtu siç i ka kaluar të gjitha sfidat e tjera gjatë jetës së tij.

RH