Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj po merr pjesë në ceremoninë e shënimit të 20 vjetorit të eksodit “Bllaca ‘99”.

Haradinaj tha se sot po vihet gurthemeli e një shtëpie të jashtëzakonshme që i zë kujtimet e shqiptarëve, të përndjekur nga toka e vet me shpresë që kurrë më nuk do ta përjetojë askush.

“Kjo shtëpi që do të jetë shtëpi e kujtesës kolektive ku do të vijnë të mësojnë breza e breza, për të mësuar se sa e shtrenjtë është jeta sa e shtrenjtë është liria”, tha Haradinaj, transmeton Ballkani.info.

Gurëthemeli i muzeut për gjenecodin serb sipas Haradinajt do të jetë shtëpi që flet me zërin e ndërgjegjes kundër harresës

“Ky duhet të jetë një muze ndërkombëtarë, që flet kundër gjenocidit që i është bërë kosovarëve”, pohoi Haradinaj.

Sipas tij 440 mijë qytetarë më 1999 kanë kaluar nëpër kampin e Bllacës. /Ballkani.info/